Kur Skënderbeu dorëzohet  me Laçin, “doktorët”  luajnë me diagnozat….

Skënderbeu, sidomos kur bën rolin e të sëmurit,, është  si puna e atij pacientit që shkon në shumë doktorë dhe  diagnoza bëhet edhe më e vështirë për t’u  gjëndur.  Sa herë që ekipi korçar pëson nga ato humbjet e mëdha, madje me ndryshim fytyre midis 45 minutave,  ku pjesën e parë e shikon  ngulmues dhe  fitues dhe në të dytën humbës të kulluar, “doktorët”  e pëgëzojnë sëmundjen me emra të ndryshëm. Dikush thotë se humbjet janë terapi  mëse  normale pas dënimit “maratonë” në Europë. Një tjetër mendon se humbjet e Skënderbeut , mu brenda në fushën e tij, sidomos kur luan përballë Laçit, janë më shumë ngërçe  psikologjike sesa  halle teknike. Ka të tjerë, që e  dinë diagnozën e vërtetë, por, për që për hir të zanatit thonë se ekipi është kapluar nga ..brishtësia!

Ja për shembull : Orges Shehi, ish- trajner i Skënderbeut, në daljen e fundit në ekran, më mirë ka sqaruar punët e Partizanit sesa  të ish-ekipit të tij: “ Trajneri Lerda  ka filluar ta njohë mirë kampionatin shqiptar dhe mentalitetin e lojës. Tani duke e njohur më shumë kampionatin, ndërron modul dhe përshtatet me futbollin shqiptar. Ato janë lojtarë që kanë mbajtur peshën vitin e kaluar. Bardhin, Asanin dhe Malën do të doja t’i shihja më shumë në fushë. Hoxha ka qenë pikënisje e sukseseve të Partizanit”. Ndërsa kur është pyetur për Skënderbeun, ekipin që ka më shumë nevojë për terapi të thellë në këto momente, Shehi është treguar lakonik, por dhe driblues: “ Skënderbeu është një skuadër e brishtë në mentalitet”. Dhe kjo “brishtësia” e ekipit , sidomos kur dorezohen para  Laçit, është një trashëgim i vyer  nga brezi i kaluar, ish-futbollistët e  së djeshmes, trajnerë aktualë  si Orges Shehi, Shkëmbi e të tjerë..

Sfidanti.al