Një tjetër episod racizmi njollos futbollin italian. Ndeshja mes Veronës dhe Breshias në fakt u ndërpre për minuta nga arbitri Mariani për shkak të disa koreve raciste që I drejtoheshin Mario Baloteli që në minutën e të pjesës së dytë ndaloi dhe goditi topin në drejtim të tribunës në shenjë proteste duke kërcënuar se do të lërë fushën e lojës
Sulmuesi u përqafua nga shokët e tij të skuadrës dhe lojtarët e skuadrës kundërshtare, përpara se folësi në stadium të bënte të ditur rinisjen e lojës. Ai që surprizoi në këtë ngjarje ishte trajneri I Veronës Juric I cili e minimizoi këtë episod
‘Sot nuk kishte asnjë kor racist, kishte vetëm fërshëllima, tallje në drejtim të një futbollisti të madh dhe asgjë më tepër-tha Juric-ndonjëherë kam dëgjuar tifozë që të thonë ‘cigan m…’, por sot nuk kishte asgjë. Pyesni Balotelin se cfarë dëgjoi që reagoi në këtë mënyrë. Unë nuk e kam problem të denoncoj koret raciste nëse janë edhe nëse ato bëhen nga tifozët e skuadrës sonë. Janë gjëra të papranueshme’.
Sfidanti.al