E fejuara e Kanixhias thyen heshtjen: Më trajton si mbretëreshë

Quhet Sofia Boneli, është e fejuara e Klaudio Kanixhias dhe në moshë është sa gjysma e ish futbollistit argjentinas. Kohët e fundit, cifti është vënë në qendër të vëmendjes se kronikave rozë dhe është diskutuar shpesh pas akuzave t ëish bashkëshortes së Klaudios, Mariana Nanis. Sofia Boneli vendosi të flasë për gjithcka në një intervistë të gjatë për  edicionin argjentinas të revistës ‘Hola!’ ku tregoi  këtë histori dashurie jo të zakontë, përgatitjet për dasmën, pritjen e divorcit dhe reagimet e familjeve respektive

‘E takova Klaudion, 3 vjet më parë, në palestër-tregon Sofia-na prezantoi trajneri im personal. Në atë kohë frekuentoja një futbollist të një klubi me emër. Për pak kohë vetëm sa përshëndetëm, por më pas më dërgoi një mesazh. Nuke dija se si e kishte gjetur numrin tim dhe unë isha ndarë: ‘Dua të të ftoj për të pirë dicka. Jam KLAUDIO POL” . Mendova se ishte një shaka dhe nuk u përgjigja. Por një ditë u ulëm për të pirë dicka në barin e palestrës. Fliste pa pushim, ishte e qartë se kishte nevojë për dikë që ta dëgjonte. Po kalonte një moment të vështirë në jetën e tij, ishte krejtësisht vetëm. Më tha se nuk po bënte asgjë të gabuar, kështu që u lidhëm. Prej 7 muajsh jeton në shtëpinë time. Nisëm të frekuentoheshim në shkurt. Ishte e kundërta e një lidhjeje normale, Nisi me një OK, të gatuaj unë, rrimë në shtëpi, në vend që të njiheshim. Filluam të jetonim bashkë, përpara se të lidheshim. Gjithsesi shpejt do të martohemi’.

Por si është të jetosh me Klaudio Kanixhan? Sofia iu përgjigj edhe kësaj pyetjeje

‘Në fillim ishte e komplikuar-vijoi ajo-unë gjithnjë kam jetuar vetëm, kurse ai nuk bashkëjetonte me njeri prej 10 vitesh. Ai dhe bashkëshortja, jetonin në të njëjtin apartament, por kishin dy dhoma të ndara, as flisnin e as nuk shikoheshim. U përshtata dhe u kuptuam menjëherë. Klaudio kishte nevojë që të qëndronte me dikë, të ndante problemet e tij dhe të ndihej I përkrahur. Në fillim më duhej ta coja nga krevati sepse nuk e kishte mirë shpinën, nuk donte të stërvitej më, e kishte moralin shumë të ulët. Nuk arrinte t’I gjente një drejtim karrierës së tij, nuk dinte  ku shkonte dhe duhej të zgjidhte edhe rrëmujën me ish bashkëshorten që po e mbyste. M’u desh ta nxirrja që aty. Me mua filloi të stërvitej, rifitoi në peshë, sepse ishte shumë I dobët, nuk kishte uri, hante pak. Kurse tani është I egër. Është më I miri, I butë dhe romantic e shumë I kujdesshëm. Më trajton si mbretëreshë, kujdeset për mua’.

Sfidanti.al