Kumbulla te Mallorca: Jam i lumtur, këtu kam ndier besim

Marash Kumbulla ka mbërritur në Spanjë, gati për të nisur aventurën e tij të re me Mallorca-n, të paktën për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi shqiptar, i lindur në vitin 2000, është transferuar nga Roma në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Për 24-vjeçarin ky është një rikthim në futbollin spanjoll, pasi sezonin e kaluar ai ka veshur fanellën e Espanyolit. Tani, ai do të kërkojë të fitojë një rol të rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga trajneri i Mallorca-s. Pas mbërritjes, Kumbulla ka dhënë edhe fjalët e para:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Zgjodha Mallorca-n sepse trajneri dhe drejtori sportiv më dhanë besim.”

Me këtë deklaratë, mbrojtësi kuqezi ka treguar vendosmërinë e tij për të qenë protagonist në La Liga dhe për të ndihmuar Mallorca-n në objektivat e saj në sezonin e ri.

sfidanti.al