Jagiellonia ka luajtur dje ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit polak. Kundërshtarët e Dinamos në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, mposhtën Radomiak Radom me rezultatin 1-2.
Transferta e kampionatit nuk rezultoi aspak e lehtë për Jagiellonian. Që në minutën e 32-të e panë veten në disavantazh. Reagimi erdhi para fundit të pjesës së parë me Imaz. I njëjti lojtar ishte edhe autor i golit të dytë. Sfida u vulos që në minutën e 50-të. Pas katër ndeshjesh të luajtura, Jagiellonia ka 3 fitore dhe 1 humbje në Poloni.
sfidanti.al