Barcelona pasditen e së shtunës humbi jo vetëm ndeshjen me Levanten(por jo vendin e parë në klasifikim), por edhe shërbimin e Luis Suarez I cili u zëvendësua në pjesën e parë për një problem në pulpë. Stafi mjekësor I klubit katalanas foli për dëmtim në pulpën e djathtë pas ndeshjes, por këtë të diel erdhën edhe konfirmimet.
Suarez nuk stërvit normalisht me pjesën tjetër të skuadrës në prag të ndeshjes së mesjavës me Sllavian e Pragës në Ligën e Kampioneve sepse ka këputje të muskulit në pulpën e këmbës së djathgtë dje do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë. Uruguajani me shumë mundësi do të kthehet në fushat e lojës menjëherë pas pauzës së kampionateve për shkak të ndeshjeve të skuadrave kombëtare.
Sfidanti.al