Trajneri Rrahman Hallaçi deklaroi pas humbjes së radhës se “nuk më erdhi mirë që pashë shumë tifozë shijakas në stadium”. Kjo duhet nënkuptuar si një kritikë për tifozët vendas, që mesa duket ishin tepër të paktë në “Arenën e Kukësit” në ndeshjen e sotme të Superligës. Humbja 0-2 u duk rrjedhojë llogjike e asaj që po ndodh në këtë edicion, kur skuadra që doli edhe kampione e Shqipërisë dhe shkëlqeu diku në Europë, është katandisur për të qenë e fundit. Nga ana tjetër, Erzeni po kthehet në “bombën me sahat” të kampionatit. Gjithsesi, Kukësin duket se nuk e kanë braktisur vetëm tifozët sepse as presidenti (i nderit), Safet Gjici nuk duket se është aq pranë ekipit siç ka qenë dikur. Nëse do të ishte ndryshe, padyshim që veriorët nuk do të ishin në vend të fundit.
Sfidanti.al