Nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja, por gjithsesi duket gjithnjë e më pak e mundshme që portieri kuqezi të mbetet në kryeqendrën e Piemontit. Mediat italiane shkruajnë se trajneri Juriç e la Etrit Berishën jashtë ekipit të Torinos për ndeshjen e ditës së djeshme ndaj Fiorentinës. Sqarimi është se “Berisha është në treg”, pa dhënë hollësi të tjera. Portieri kuqezi është rezervë e titullarit serb, Vanja Milinkoviç-Saviç, që po luan shumë mirë. Mjaft ekipe e kërkojnë shqiptarin, ndonëse fati i tij pritet të përcaktohet pranë fundit të këtij muaji.
Sfidanti.al