Kukësi, e kush tjetër mund t’i shkaktonte Tranës humbjen e parë?!

Gara për titull nuk ka qenë kurrë plotësisht e mbyllur, por tashmë është e hapur “katërkanatësh”. Kukësi mundi 2-1 Tiranën kryesuese dhe u afrua në 3 pikë diferencë me vendin e parë. U luajt në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, dhe skuadra e trajnerit Longo meritoi suksesin duke qenë në avantazh thuajse gjatë gjithë kohës në pjesën e dytë. Pas një pjese të parë më shumë në pritje dhe me fare pak emocione, pas pushimit Kukësi kaloi në epërsi me anë të Milunoviçit pas një aksioni të gjatë nga të dyja krahët, dhe të përfunduar nga e djathta e përpara portës.

Tirana u përpoqë të reagonte, por kuksianët ishin të rrezikshëm në kundërsulm. Gjithsesi, me ndihmën e VAR-it, kryesuesit e trajnerit Orges Shehi fituan një penallti që e ktheu në gol Taulant Seferi. Gjithsesi, kur u mendua se mund të përfundonte barazim, apo se mund të fitonte edhe Tirana, Kukësi rrëmbeu triumfin me golin nga jashtë zone të shënuar nga Edi Basha. Tashmë, Tirana kryeson me 20 pikë, por Kukësi ka 17, ndërsa Vllaznia e Teuta janë më prapa, me nga 13 pikë. Dinamo vetëm barazoi në fushën e vet ndaj Egnatias, 1-1, duke pasur vetëm 10 pikë ndaj 11 të rrogozhinasve.

Sfidanti.al