Si lajm të mirë pati konfirmimin me Shqipërinë, ndonëse mbetet me karton të verdhë. Edi Reja, gjithsesi, ka marrë pushimet nga kombëtarja kuqezi, por pikërisht këtë të diel u angazhua në një ndeshje të veçantë. Në Romë u organizua një sfidë bamirësie mes një ekipi të përbërë nga punonjës të Vatikanit dhe një përfaqësueseje të Organizatës Botëror të Romëve. Presidenti i Lacios, Lotito, dhe drejtori sportiv, Igli Tare, i bënë ftesë Rejës që të ishte për një ditë trajner i ekipit të Vatikanit.
Ashtu edhe u bë dhe ndeshja u luajt në kompleksin stërvitor të Lacios.
“Ishte një uniformë speciale si trajner i skuadrës së Vatikanit, – tha Reja, – presidenti i Lacios, Lotito, më telefonoi dhe unë e pranova ftesën me kënaqësi, sepse doja të takoja edhe miq të vjetër që nuk i kisha parë që kur u largova nga Lacio. Përsa i takon skuadrës së Lacios, më pëlqeu ndaj Juves, edhe pse humbi. Kënaqësia ime më e madhe në karrierën si trajner ishte fitorja e derbit në minutën e 93-të me golin e Kloses”. Ishte 31 marsi i vitit 2011, kur Lacio triumfoi 2-1 ndaj Romës në stadiumin “Olimpiko” me golin e sulmuesit gjerman, pikërisht në frymën e fundit, ndërsa Edi Reja shpërtheu në ekstazë.
Sfidanti.al