Flasim për Dortmund-Bajern, një sfidë e Bundesligës që luhet në 4 dhjetor, dhe që është padyshim interesante. Edhe pse nuk besohet shumë që Borusia do të sfidojë bavarezët për titullin, diferenca në kampionat është vetëm 1 pikë, pra gjithçka është e hapur. Ish-shefi ekzekutiv iBajernit, Karl-Hajnc Rumenige, iftuar në televizionin “Skaj Sport” deklaroi pa doreza se “më falni që po e them hapur, por Bajerni këtë vit do të jetë sërish kampion, dhe ekipi iNagelsmanit nuk do t’i lejojë vetes një sezon të keq”. Për më tepër, “Kalle” ngacmoi yjet e Dortmundit, Marko Rojs dhe Mats Humels. Për të parin tha se “nuk e deshi Bajernin, por shkoi tek Dortmundi, veçse nuk fitoi shumë tituj atje”. Për Humelsin, Rumenige u shpreh se “ai ka probleme me shpejtësinë, ndaj edhe nuk po e marrin në kombëtare”. Gjithsesi, vetë Bajerni ka probleme me lojtarët që nuk duan të vaksinohen dhe 5 të tillë janë në izolim.
Sfidanti.al