Flamurtari mposhti 2-0 Vllazninë, në sfidën e javës së 14-të, e cila u zhvillua në qytetin e Vlorës, me një mot të rënduar e me shumë reshje shiu. Vlonjatët kaluan menjëherë në avantazh me një gol të Mustës në minutën e 8-të
Më pas skuadra e Duros administron lojën, dhe nuk ka shumë raste për diskutim. Vllaznia pretendon për një 11-metërsh në minutën e 74-t, por për arbitrin nuk ka asgjë. Në fund të takimit, për të futur në kasafortë 3 pikët mendon Kamara, i cili shënon edhe ai me kokë, me portën e boshatisur.
Flamurtari mori 3 pikë me vlerë, dhe ngjitet në vendin e dytë, me 25 pikë në total. Nga ana tjetër, Vllaznia mbetet në vendin e 8-të, me vetëm 12 pikë të grumbulluara.