Presidenti i Beneventos: “Do të bëjmë historinë, do të mbesim në Serinë A!”

Futbollistët e Beneventos, të dielën e fundit, mbas plot 14 humbjesh me radhë, më në fund, fituan një pikë historike në Serinë A, madje, e morën atë në ndeshjen me Milanin, pikërisht, në min. e 94-t, pasi portieri i tyre, Brinjoli, shënoi gol me gol në portën e Donarumës! Klubi sheh pak dritë në fund të tunelit, duke i gëzuar të gjithë tifozët e tij, përfshi edhe presidentin e tij, Vigorito, që nuk përmbahet nga lumturia.

“Do të shihni, ne do të shpëtojmë. Kur e bleva Beneventon dhe premtova se një ditë ne do të luajmë në Serinë A, njerëzit më konsideruan të çmendur. Tani, unë dua edhe një rekord tjetër, të mbesim në Serinë A mbas 14 humbjesh me radhë gjatë këtij sezoni dhe të jeni të sigurtë se ne do ta arrijmë këtë synim”, tha Vigorito. Sfidën tjetër Benevento e ka në Udine dhe ekipi konkurrent më i afërt, momentalisht, në pozicionin, ku sigurohet mbijetesa në Serinë A, është Sasuolo që ka 11 pikë, kështu që, nëse ky ekip i vogël do të arrijë disa fitore, qëndimi në kampionatin kryesor italian nuk do të jetë  një mision i pamundur.

Sfidanti.al