Diçka mund të thuhet me siguri, që Mirel Josa ia ka marrë dorën ndeshjeve me Tiranën sidomos kur ato i luan në kryeqytet. Kështu ndodhi edhe me Derbin e Shqipërisë të javës së 12-të, që ishte parashikuar për në Shkodër, por që u luajt në “Selman Stërmasi”. Vllaznia mori një barazim të çmuar 0-0, duke bërë që të mos mbetet më shumë se 3 pikë prapa kampionëve dhe të jetë bababar me Partizanin, ndonëse të kuqtë nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e tyre.
Përballja në kryeqytet ishte e fortë, me raste për të dyja skuadrat, por pa gola, ndërsa Tirana duket gjithmonë shumë pranë shkëputjes nga rivalët, por hera-herës ngec, siç ndodhi dy herë me shkodranët, apo me Laçin e ndeshje të tjera. Në dy fazat e tjera, bardheblutë do të ketë dy sfida në “Loro Boriçi”, por Mirel Josa e di se Vllaznia e tij problemet më të mëdha i ka në shtëpinë e saj sesa jashtë.
Java 12: Vllaznia-Tirana 0-0 (në “Selman Stërmasi”), Kastrioti-Kukësi 1-1, Egnatia-Laçi 2-0; Nesër: Teuta-Erzeni 13:00, Partizani-Bylis 16:00. Renditja: Tirana 22 pikë, Partizani 19 (-1), Vllaznia 19, Egnatia 18 etj.
Sfidanti.al