I patë golat e Ernest Muçit ? Ishin të bukur , por edhe shpëtimtar për ekipin e tij të Trabzonsporit. Po Silvinjo i shikon dot golat e Muçit? Apo mëkati që vazhdon bën ndaj Ernest Muçit i ka krijuar perde tek sytë. Sa poshtë ka rënë trajneri ynë Silvinjo në rastin Muçi , sjellja e tij ka një aromë të ndotur : në fillim gozhdën në stol, pastaj e flakën tej listës, siç ndodhi në ndeshjet e fundit të Kombëtares.
Ç‘ka bërë Muçi për ta merituar këtë shpërfillje flagrante ? I kanë dhënë “urdhër” nga lart , (vetë qeveria) që të ndërroj menaxher sepse fati i tij do të bëhet i bardhë dhe jo i zi si tani .Por, djaloshi me fytyrë engjelli qenka i forte, nuk po dorezohet, siç bëri Uzuni. Nuk po thotë as “lamturmirë” si Cikalleshi, i cili “u vra” si burrat , nga ata burra futbolli ,që nuk meritojnë t’u bëhet ceremonia e largimit…
Sfidanti.al

