Real-i synon Paz-in në merkaton e dimrit

Nico Paz po zhvillon një fillim sezoni shumë të mirë te Como me 5 gola, 4 asistime dhe paraqitje të qëndrueshme si lider në mesfushë. Forma e tij ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet pozitive të skuadrës së drejtuar nga Fabregas. Real Madrid, klubi që zotëron kartonin e tij, ka një klauzolë riblerjeje të vlefshme vetëm në fillim të sesioneve verore të merkatos. Në Spanjë po qarkullojnë zëra se madrilenët duan ta rikthejnë që në janar, me Xabi Alonso-n që e vlerëson për një projekt të ri në mesfushë. Diferenca mes klauzolës së riblerjes (9–10 milionë) dhe vlerës së tij aktuale të tregut (rreth 60 milionë) e bën operacionin shumë të favorshëm për Real-in. Megjithatë, Como nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari në merkaton dimërore. Sipas raportimeve, klauzolat vlejnë vetëm në verë, gjë që do të bllokonte çdo lëvizje të Real-it në janar. Situata mbetet e hapur, por aktualisht Como ka kontroll të plotë mbi të ardhmen afatshkurtër të Nico Paz.

sfidanti.al