Sulmuesi i Paris SG luajti përballjen përmbyllëse të sezonit të klubeve në Europë, ndërsa tashmë vëmendja do të kalojë në Katar. Kilian Mbape shënoi një gol, por nuk u sforcua më shumë në fitoren 5-0 ndaj Okserit në Ligën e Parë të Francës. Po ashtu, Lionel Mesi nuk u lodh shumë, ndonëse ishte ai që asistoi golin e Mbapesë. Kampionët e mbyllën këtë fazë me 5 pikë epërsi ndaj Lensit (41 me 36), ndërsa diferenca e golave është e frikshme, pasi ekipi i trajnerit Galtie ka shënuar plot 43 herë. Pesë autorë të ndryshëm golash ishin në këtë përballje: Mbape, Soler, Hakimi, Sançez dhe Ekitike, ndërsa Mendes ishte i shkëlqyer në lojën e tij.
Sfidanti.al