Interi fiton edhe ndeshje të mëdha falë Xhekos, Asllani nuk përfillet!

Kritika ndaj trajnerit zikaltër ka qenë gjithmonë se e ka të vështirë t’ia dalë në sfidat e vështira, ndaj kundërshtarëve kryesorë. Kjo, më shumë për këtë sezon, ndërsa Interi provoi disfata me Lacion, Romën, Milanin e Juventusin (si edhe me Udinezen), por së fundmi ja ku erdhi një triumf i rëndësishëm. Suksesi ishte 3-2 në fushën e Atalantës, dhe tri pikët në Bergamo tani bëjnë që Simone Inzagi të shihet si shumë pranë realizimit të objektivit të tij minimal, kualifikimit sërish në Champions sezonin e ardhshëm.

Fitorja erdhi falë dy golave të Edin Xhekos dhe një autogoli të Palominos. Lavdërimet për Interin ishin të mëdha meqë po ia del pa Lukakun dhe Brozoviçin, si dhe me Lautaro Martinezin që nuk po bën aq sa duhet. Inzagi ka gjetur një tjetër “as” nën mëngë, Dimarkon, që ishte sërish më i miri lojtar në fushë. Kristjan Asllani nuk luajti asnjë minutë këtë herë. “E nisëm keq ndeshjen, – tha tekniku, – por, pastaj reaguam siç duhet. Nuk mund të pësohet një  gol i tillë nga goditja e dënimit”. Po ashtu, Çalhanoglu. Interi ka 30 pikë në 15 ndeshje, 11 pikë prapa Napolit kryesues, por në një nivel me ekipet e tjerë pas kryesuesve.

Sfidanti.al