Çelsi kaloi në duart e Tod Boehlit për 4.25 miliardë paundë stërlina dhe u vlerësua si një “perandori” e vërtetë futbolli, e ndërtuar në 20 vjet nga Roman Abramoviçi. Një miliarder amerikan bëri “pazar” në Premier Ligë, por një tjetër dëshiron të largohet sa më shpejt nga ky treg futbolli. Kompania “FSG” që zotëron aksionet e Liverpulit është gati t’i shesë ato për jo më shumë se 2.7 miliardë paundë stërlina, pra një shifër më shumë se 50 për qind poshtë vlerës për të cilën u ble Çelsi. Duket se grupi “FSG” nuk ka paratë e duhura për të përballuar kostot e një klubi në majat e futbollit, ose nuk ka dëshirë të bëjë shpenzime të tilla.
Sfidanti.al