De Laurentis në “qiellin e shtatë”: Ky, Napoli im më i bukur!

Në skuadrën e tij ka pasur trajnerë mjaft të mirë duke nisur me Edi Rejën që e riktheu në Serinë A me dy kualifikime radhazi, që nga kategoria e tretë. Po ashtu, Mauricio Sarri apo Karlo Ançeloti, ndërsa sot është radha e Luçiano Spaletit. Aurelio De Laurentis, producenti i shquar italian, është një pronar dhe një president i lumtur futbolli. Kjo, pasi Napoli i tij këtë sezon po marshon me ritëm kampioni. “Ky është Napoli im më i mirë, – thotë pronari i klubit që nga viti 2004, – një seri e jashtëzakonshme suksesesh. Një falenderim për lojtarët, për trajnerin dhe stafin, për djalin tim, Edoardon, si zv. president dhe padyshim për gjithë tifozët e Napolit. Pas dy javësh pushim, do ta rinisim sërish me të njëjtin ritëm”. Napoli kryeson Serinë A me 11 fitore radhazi, dhe nuk ka pësuar asnjë humbje në 15 javë.

Sfidanti.al