Tension i lartë te Lazio pas humbjes ndaj Fiorentinës, e cila komplikoi planet e bardhekaltërve në Champions League. Maurizio Sarri drejtoi gishtin te merkato e klubit dhe përgjigja e ashpër e Claudio Lotito erdhi menjëherë më pas. “Skuadra është e fortë dhe konkurruese, Sarri të marrë përgjegjësitë e tij së bashku me ekipin, në vend që të gjejë gjithmonë alibi. Merkato nuk ka asnjë lidhje me humbjen e Firences dhe nëntë të tjerave. Në fund të sezonit do të bëjmë një vlerësim përfundimtar”, ka thënë presidenti i Lazios. Deklarata të rënda, të cilat konfirmojnë situatën e komplikuar që po përjeton ambienti i Lacios dhe gjithashtu përçarjen mes pronarëve dhe trajnerit. Me siguri marrëdhënia do të përfundojë në qershor, pavarësisht marrëveshjes për një vit tjetër kontratë.
Pas disfatës ndaj Fiorentinës, Sarri nuk i ka kursyer fjalët për të sqaruar mendimet e tij, duke e drejtuar një pjesë të “fajit” drejt klubit dhe zgjedhjeve të tij në merkato. Kritikat që prekën dukshëm drejtuesit në Formello, duke shkaktuar reagimin e presidentit dhe duke rikthyer në tryezë pikëpamjet e ndryshme mes klubit dhe trajnerit për merkaton për të forcuar skuadrën. Dallimet janë të komplikuara për t’u korrigjuar duke pasur parasysh tonin e deklaratave të fundit të Sarrit dhe Lotitos.
sfidanti.al