Ka jetë dhe lavdi edhe mbi 30 vjeç, e tregon Kristiano Ronaldo!

Shumë lojtarë mendojnë që kur kalojnë në dekadën e tretë të jetës, të largohen nga konkurrenca e madhe europiane për në SHBA, Kinë apo Lindjen e Mesme. Nuk është ky rasti i Kristiano Ronaldos, i cili vazhdon të luftojë për tituj e rekorde ndërsa po e kalon edhe vitin e 35-të e do të hyjë shpejt në moshën 36-vjeçare. Që pasi mbushi 30-të, CR7-ta ka shënuar 276 gola, pra gati 50 gola për sezon me klubet dhe me kombëtaren e Portugalisë, ndërsa ka fituar 3 Champions me Realin e Madridit. “Unë jam një sportist i ndryshëm, një njeri i ndryshëm dhe me formim të ndryshëm”, – i tha Ronaldo “Frans Futbollit”. Padyshim, ai është i blatuar me parametra fizikë të jashtëzakonshëm, por padyshim që ai ka edhe etikën e punës thuajse të pakrahasueshme me ndonjë tjetër. Jo më kot, mjekët e Realit thanë në 2018 se Ronaldoja ka fizikun e një 23-vjeçari, ndërsa ai ishte në të vërtetë 33 vjeç.

Sfidanti.al