Milani “i bukur” e Interi “i fortë” kërcënojnë titullin e Juventusit

Me Tonalin është bërë një goditje e madhe, dhe ish-trajneri Xakeroni thotë se u sigurua ylli kryesor për shumë vite në vazhdim. Kjo për Milanin, që fitoi 5-0 në miqësore me Viçencën dhe po tregon shenja të rëndësishme me trajnerin Pioli. Kastijeho, Brahim Diaz shkëlqyen, ndërsa pritet që Ibra të bëjë sërish diferencën e të merret Milenkoviçi nga Fiorentina. Interi ndërkaq jepet më shumë i fortë sesa i bukur, dhe do të ketë sërish Perishiçin e Naingolanin, ndërsa kanë ardhur Hakimi e Kolarov e do të vijë Vidali. Dy milanezet shpresojnë të jenë në gjendje që ta sfidojnë Juventusin e t’i marrin titullin.

Sfidanti.al