Albion Ademi nuk përmbahet në Finlandë, 12 gola në 13 ndeshje Superlige!

Është fiks 21 vjeç, por nuk mundi të ishte pjesë e ekipit Shpresa. Albion Ademi gjithsesi ishte i vendosur që të mos harrohej e që emri i tij të dëgjohej fort, dhe ja ku e bëri në sfidën e fundit të luajtur në Superligën e Finlandës. Sulmuesi me origjinë nga Kosova, e i lindur pikërisht në Finlandë, shpëtoi skuadrën e tij, Mariehamn, me dy gola që ishin njëri më i bukur se tjetri. Skuadra mike, FC Lahti, arriti avantazhin 2-0 duke qenë më e saktë para portës e duk se do të kthehej në shtëpi me një fitore të vlefshme.

Nuk ndodhi kështu sepse Mariehamni reagoi, dhe sidomos sepse pati një sulmues si Ademi. Ai goditi dy herë në një distancë kohore vetëm 10-minutëshe duke i siguruar Mariehamnit një pikë thuajse të pashpresuar. Tashmë, Ademi ka 12 gola në vetëm 13 ndeshje në Superligën e Finlandës, duke qenë golshënuesi më i mirë i kampionatit, me 3 rrjeta më shumë sesa sulmuesi Risk i skuadrës kryesuese, HJK Helsinki. Shqiptari i Kosovës u zgjodh edhe lojtari i muajit gusht, dhe me potencialin që ka e me moshën e re pritet të ketë karrierë të rëndësishme me klubet dhe me kombëtaren.

Sfidanti.al