Nuk ka vend për Luis Suarezin, që është në rrugën drejt Juventusit, ndërsa Sergio Buskets pritet të ulet në stol. Nga ana tjetër, Ansu Fati cilësohet si titullar i pjekur, dhe këta janë disa nga elementët e formacionit të Barcelonës së trajnerit Ronald Kuman. Synimi i holandezit është që skuadra të luajë në mënyrë më të shpejtë e më vertikale, ndërsa skema është e ndryshme nga 4-3-3 që ka qenë jetë e mot skema e katalanasve. Flitet për një skemë më të sofistikuar 4-2-3-1, ashtu siç përdoret nga shumë skuadra në botë, dhe ku sulmuesi kryesor do të jetë Antuan Grizman. Kumani është i bindur se vetëm kështu francezi do të japë maksimumin, ndërsa pas tij do të luajë treshja Dembele-Mesi-Fati. Në mesfushë do të komandojnë De Jong e Pjaniç, ndërsa në mbrojtje do të jenë të përhershmit Zhordi Alba, Pike, Lengle e Semedo.
Sfidanti.al