Mjaft lojtarë mbeten në dyshim edhe për mesjavën e Championsit. Trajneri Masimiliano Alegri vërtet që ka probleme në organikë, siç u tregua edhe ndaj Fiorentinës, dhe kundër Paris SG në formë jo të mirë janë Di Maria apo Paredes. Po ashtu, Aleks Sandro që ndjeu shqetësime muskulore, por edhe për Danilon që ka luajtur në çdo ndeshje këtë sezon. Kundër PSG-së në Champions pritet të jenë në formacion Bonuçi e Vlahoviç, por kritikat për Juventusin dhe trajnerin Masimiliano Alegri, pas ndalesës 1-1 në Firence vazhdojnë. “Alegri duhet të bësh më shumë, – kritikon “Tutosporti” i Torinos, – Milik shënon, por Juvja nuk mban dot ritmin.”
“Ishte një ndeshje ku Fiorentina luftoi fort, – tha njeriu i stolit, – Ne gabuam me manovrën për të dalë në sulm dhe vendasit e shfrytëzuan. Nuk i kisha lojtarët në formën e duhur, por, nuk mund të bëja më shumë se 5 zëvendësime. Vlahoviçin e mbajta për ta pasur të freskët për ndeshjet e tjera. Një ndeshje të tillë mund ta kishim humbur, por u mbajtëm. U zemërova shumë nga goli që pësuam”. Napoli e Milani kryesojnë Serinë A me nga 11 pikë, ndërsa Juventusi e Interi janë më poshtë me nga 9.
Sfidanti.al