Ishte një torturë e vërtetë derisa të sqarohej se cila do të ishte e ardhmja e kapitenit dhe e portierit. Hugo Joris është një emër i rëndësishëm i futbollit botëror, pra edhe i Totenhemit, pasi është titullar i Francës, kampione e botës dhe fituese në fuqi e Ligës së Kombeve. Më në fund, numri 1 e ndau mendjen dhe firmosi rinovimin për 2 vjet të tjera me Spërsat, duke qetësuar dhe lehtësuar trajnerin e tij, Antonio Konte. Kjo do të thotë se Joris do të luajë për Totenhemin deri në 2024, kur të jetë 38 vjeç, ndërsa ka mbërritur tek Spërsat që në vitin 2012. Konte e kishte thënë disa herë dëshirën e tij që kapiteni të mos largohej.
Sfidanti.al