Interesim i lartë për derbin Tirana-Partizani

Interesimi është i lartë për derbin Tirana – Partizani që do të luhet këtë të dielë. Edhe dje shitja e biletave ka shkuar shumë mirë dhe pritet një stadium i mbushur. Kur duhen edhe tri ditë nga sfida e madhe te Tirana janë gati. Përballja kryesore e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të rikthehet më 3 dhjetor, që do jetë dueli i dytë sezonal mes dy ekipeve. Tirana është organizatore e kësaj sfide dhe si e tillë bardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e 3 dhjetorit që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00. Biletat kushtojnë nga 500 lekë më e lira deri në 5000 lekë më e shtrenjta.

sfidanti.al