Hysaj mban në ankth Sarrin: Ka një problem në muskujt e kofshës

Mauricio Sarri ka treguar se Hysaj nuk është në maksimumin e formës së tij pasi vuan nga një dhimbje në rectus femoris (muskul i gjatë pas kofshës). “Do të na duhet që të vlerësojmë ditë pas dite mënyrën se si do të veprojmë me Hysajn pasi ai ka një shqetësim të madh në muskujt e kofshës”, tha Sarri pas fitores të arritur nga Lazio në transfertën e vështirë të Torinos. Në këtë takim Hysaj luajti vetëm 45’ dhe arsyeja duket se ka qenë dëmtimi muskulor. Përpara se të ndeshet me Bajernin e Mynihut në Gjermani më 5 mars, skuadra e Lacios ka edhe dy takime mjaft delikate në kampionat kur më 26 shkurt udhëton drejt Firences ndërsa më 1 mars pret Milanin në “Olimpico”.

sfidanti.al