Mos e mbani mendjen te Kupa e Ligës, është Premier Liga trofeu kryesor në Angli. Në fund të sezonit nuk do të kujtohen kualifikimet në atë lloj kupe, por pikët e mbledhura në kampionat, që në fund mund të të japin titullin. Liverpuli kaloi javën e vështirë të eleminimit prej Çelsit pikërisht në Kupën e Ligës madje brenda në “Anfild”, dhe i ktheu përgjigje Bluve të Londrës në “Stemford Brixh”.
Vendasit po kryesonin, por pikërisht pranë fundit shënoi ai që mund të quhet “heroi i harruar”, ish-sulmuesi i Çelsit, Daniel Starrixh. Një rrjetë e bukur dhe me shumë peshë, që e mban Liverpulin e Jurgen Klopit të pathyer pas 7 javësh kampionat, me 19 pikë, po aq sa Mançester Siti, ndërsa javën që vjen Pep Guardiola udhëton pikërisht për në “Anfild”.
Eden Hazar ishte sërish ndëshkues për Liverpulin, me një gol shumë të bukur, ndërsa në fushë kishte talente vërtet të shkëlqyer. Mohamed Salah mund të kishte barazuar më herët, por atë e bëri Starrixh, ndërsa në fund, Hazar, Shaqiri e Firmino patën raste për ta fituar ndeshjen për të dyja skuadrat. Ky sezon vazhdon të ndihet si i duhuri nga tifozët liverpulas.
Sfidanti.al