Fanela e Zidane ne ‘France ’98’ do te shitet ne ankand

Fanela e perdorur nga Zinedine Zidane ne boterorin e vitit 1998 ku Franca u shpall kampione e Botes per here te pare do te dale ne ankand. Eventi do te mbahet ne daten 13 tetor ne Paris dhe sipas ‘France Bleu’ vlera e shitjes se saj varion nga 20 mije ne 40 mije Euro.

Sipas organizatoreve, me ankand do te jete fanela e veshur nga Zidane ne pjesen e pare te finales se Kupes se Botes ndaj Brazili kur francezi shenoi dy golat e tij me koke. Me vitin 2015, nje tjeter fanele e ish trajnerit te Realit te Madridit, doli ne ankand dhe nuk ishte ajo e veshur ne finale. Ne ate kohe fanela e tij u shit per vleren e 6000 Eurove.

Fanela e mases XL pritet te shitet te pakten 20 mije Euro deri ne 40 mije Euro, nderkohe qe rekordin per shitjen ne ankand e mban fanela e Pelese e veshur ne finalen e Boterorit 1970 per te cilen u paguan plot 250 mije Euro.

Sfidanti.al