Guardiola e thote hapur: Do isha mendjemadh po te mendoja se do te ndryshoj futbollin

Trajneri i Mancester Sitit, Pep Guardiola nuk ka ardhur ne Premier League per te ndryshuar futbollin, por per ta permiresuar ate, ashtu si gjithe trajneret e tjere. Kjo eshte ajo qe deklaroi 47 vjecari ne nje konference per shtyp, ku foli per shume tema nder te cilat edhe per ate te rikthimit ne fushat e lojes se Kevin de Brejne.

Guardiola deklaroi se riaftesimi i De Brejne, qe eshte i demtuar qe nga muaji gusht, po ecen mjaft mire. Katalanasi shtoi se mesfushori belg me ditet e ardhshme do te bashkohet me skuadren ne stervitje dhe se pret qe ai te jete ne fushat e lojes brenda nje muaji.

Trajneri i Citizens foli edhe per situaten e Foden duke theksuar se per te nuk ka rendesi nese eshte titullar apo jo. Ajo qe ka rendesi eshte qe ai eshte pjese e grupit. Sipas Guardioles, Foden eshte gati per te luajtur por gjithcka duhet pare hap pas hapi.

Sfidanti.al