FIFA nxjerr “ thikën”: Agjentët t’i paguajnë lojtarët nga xhepi i vet!

Në mbledhjen e fundit të FIFA-s në Londër, kjo federatë në prani të përfaqësuesve të sindikatave të lojtarëve dhe të funksionarëvë të një numri të madh klubesh të njohur të botës bëri të ditur se është rënë dakord që “të pastrohet” procesi i blerjes së lojtarëve, duke vendosur disa kufizime lidhur me shumat që përfitojnë agjentët e futbollit.
Ideja kryesore është se duhet të jenë lojtarët dhe jo klubet ata që duhet t’i paguajnë agjentët e tyre gjatë ndërmjetësimit të transferimit të lojtarëve. FIFA e argumentoi këtë ide se janë agjentët e lojtarëve që kryejnë punën më të madhe dhe jo klubet, kështu që është logjike që paratë agjentëve t’ua paguajnë vetë lojtarët. Agjenti i Pol Pogbas, Mino Rajoila i famshëm, fitoi 41 milionë sterlina vetëm nga transferimi i sulmuesit francez, Pol Pogba, nga Juventusi për te Mançester Junajtidi.
Po ashtu, një ndryshim tjetër ka të bëjë me licensimin e agjentëve që do të thotë se jo çdokush mund të bëhet agjent futbolli, sikurse është rasti me njerëz të afërt të një numri të madh futbollistësh.
Që të arrihet deri te licenca e agjentit të futbollit duhet të kalohet përmes një procesi kualifikimi përkatës dhe të plotësohen disa kushte, me qëllim që një person i caktuar të marrë lejën që të ushtrojë veprimarinë e tij si agjent i një futbollisti të caktuar.
Klubet anglezë të Premier Ligës kanë shpenzuar 211 milionë sterlina për agjentët e lojtarëve gjatë sezoneve verore të transferimeve në vitet 2017 dhe 2018, ndërkohë që FIFA bëri të ditur se në nivel botëror gjatë vitit 2017 për pagesat dhe bonuset e agjentëve janë paguar më shumë se 1,5 miliard dollarë!
Sfidanti.al