“Hallet El Klasiko”, Reali do 80 milionë për Zizunë, Barça me borxhe

Nëse do të vendosin të shkarkojnë trajnerin do të duhet të paguajnë një faturë të shtrenjtë. Zinedin Zidan mund t’i kushtojë plot 80 milionë euro Realit të Madridit. Vetëm rroga e francezit shkon në 12-13 milionë euro në sezon, plus ka edhe klauzola të tjera në kontratë. Kjo do të thotë se presidenti Perez do të duhet të mendohet mirë përpara se të veprojë dhe të shkarkojë Zizunë.

Probleme jo më të vogla edhe tek Barcelona. Gazeta “Marka” shkruan se klubi katalanas duhet të transferojë lojtarë me vlerë 172 milionë eurosh këtë vit, për të rregulluar bilancet financiare sipas parimeve të UEFA-s. Është e vërtetë që katalansit mund të kalojnë 1 miliardë euro xhiro vjetore. Deri tani janë fituar 60 milionë euro me shitjen e Malkomit dhe 12 milionë euro me huazimin e Kutinjos, por duhen edhe 100 milionë të tjerë. Këto janë, pra, halle prej “El Klasiko”, edhe për Realin, edhe për Barçën.

Sfidanti.al