Siti beson tek titulli edhe pse ka vetëm një qendërmbrojtës “gjallë”!

Nëse do ta pyesësh Bernardo Silvën, ai përgjigjet pozitivisht. Po, Mançester Siti mund ta fitojë titullin në Premier Ligë, dhe të luftojë për Championsin këtë sezon. Kjo, edhe pse për momentin trajneri Pep Guardiola ka vetëm një qendërmbrojtës të aftë për të luajtur, Nikolas Otamendin. Xhon Stounsi u dëmtua, ndërsa më parë përfundoi në infermieri Ajmerik Laporte.

“Mund të na kritikojnë sa të duan, për ne nuk ka problem, – tha portugezi, – ne kemi fituar 5 trofe në 2 vjet dhe kjo mjafton për të treguar që jemi të fortë. Në 3 sezone nuk mund të ketë vetëm momente të mira, por edhe vështirësi. Ne do të reagojmë”. Një rol të madh në Champions luajti Fernandinjo, mesfushori që u tërhoq në qendër të mbrojtjes dhe luajti shumë mirë. Ilkai Gyndogan thekson se “ai do të jetë shumë i rëndësishëm në atë pozicion, mund të luajë çdo ndeshje, ndonëse kjo varet nga forma fizike”. Siti është 5 pikë prapa Liverpulit në Premier Ligë.

Sfidanti.al