Kombëtarja kundër Bajernit: Nuk po i bëni favor Nojerit!

Gjermania nuk ka qenë një “FC Hollivud”, Bajerni ndonjëherë është njohur si i tillë, ndërsa tani të dyja palët janë përfshirë në një konflikt të padëshirueshëm, atë mes portierëve. Duket se reagimi i presidentit të Bajernit, Uli Hënes, nuk është pritur mirë në Federatën Gjermane të Futbollit, dhe drejtoi i kombëtares, Oliver Birhof, u shpreh hapur për këtë.

“Nuk është përmendur Jogi Lëv personalisht, por është sulmuar e gjithë Federata, – tha Birhofi, – Nuk arrij ta kuptoj këtë gjë. Bajerni thotë se ne nuk e kemi mbështetur tërësisht Nojerin, por faktet flasin ndryshe. Bajerni kërcënon për konsekuenca, por nuk veprohet kështu. Çdo klub dëshiron t’i mbrojë lojtarët e tij, por Bajerni nuk po e ndihmon aspak Nojerin”. Birhofi kujtoi faktin se Nojeri ka luajtur vazhdimisht si titullar, dhe nëse Bajerni nuk është i kënaqur me këtë, nuk dihet se çfarë mund të kërkojë tjetër.

Sfidanti.al