Futbollistët dhe Ish futbollistët mund të përbllen me një sërë kurthesh e vëshirësi si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj; mund të gjenden pa një ndihmë konkrete dhe problemet mund të jenë të shumta. Duke marrë parasysh këto faktorë, UEFA përuroi zyrtarisht nismën ‘UEFA For Players’ në bashkëpunim me ish futbollistë që njohin këto probleme nga eksperienca e tyre.
Etapa e parë e këtij programi ështyë krijimi I një aplikacioni që do të jetë në dispozicion për të gjithë futbollistët e nivelit elitë në Evropë. ‘Do të ishte dicka fantastike të kisha këto informacione kur nisa karrierën time-thotë Erik Abidal që ka kontribuar në seksionin ‘My Image’ të këtij aplikacioni që I ndihmin lojtarët në administrimin e raporteve me mjetet e komunikimit dhe rrjetet sociale. Aplikacioni është ndarë në disa argumenta; që nga administrimi financiar, raporti me median e deri në administrimin e imazhit. Janë informacione shumë të dobishme për cdo futbollist, pavarësisht në cfarë faze është karriera e tij.
Nisma ‘UEFA For Players’ kërkon që të zbusë këto probleme dhe mund të shkarkohet nga Federatat, klubet dhe Shoqatat e Futbollistëve në të gjithë Evropën. E ndarë në disa module tematike, aplikacioni përdor vidosimulacionet dhe studime të rasteve konkrete. Është shumë interaktive dhe është e prezantuar në formën e një loje, duke ofruar informacionet më të përditësuara për administrimin e karrierës në futboll.
‘Është një nismë revolucionare e UEFA që me një aplikacion mund të ndihmojë konkretisht lojtarët që të marrin vendime të rëndësishme në faza të ndryshme të karrierës-komenton Nunjo Gomesh që u vuri në përdorim eksperiencën e tij për të kontribuuar në modulin ‘My Game’ që jep informacione për rregullat e futbollit dhe të kompeticioneve.
Këtë vit, gjatë fazës finale të UEFA Youth League u mbajt një seminar të UEFA For Players me 4 skuadrat e kualifikuara, barcelona, Celsi, Hofenhajm dhe Porto për të bërë edhe prezantimin e aplikacionit dhe një prej temave kryesore ishte administrimi I kursimeve të akumuluara nga futbollistët gjatë karrierës së tyre dhe ai që këshilloi lojtarët ishte David Xhejms që publikoi edhe një statistikë; pas tërheqjes, 40% e ish futbollistëve I shpenzojnë të gjitha kursimet e tyre në harkun e 5 viteve. Aplikacioni do të vihet në dispozicion të 64 skuadrave që marrin pjesë në këtë edicion të UEFA Youth League; në këtë mënyrë rreth 2500 futbollistë do të kenë akses te kjo nismë. Shumica e futbollistëve nuk përfitojnë shumë, të rinjë janë të ekspozuar përballë rrezikut të manipulimit nga grupe kriminale për të trukuar rezultatin e një ndeshjeje. Kështu që është krijuar edhe moduli që informon lojtarërt që të mos bien në kurthin e manipulimit të ndeshjeve duke I këshilluar se cfarë duhet të bëjnë në rast të përfshirjeje.
Një tjetër sektor I aplikacionit është edhe ‘My Finances’. Sipas Simon Rolfes futbollistët duhet të përballen me shumë risi në fillimin e karrierës së tyre duke isur me cështjet financiare deri te mesia. Këshilla e tij është që ata të bëjnë vetëm ato veprime që arrijnë t’I kuptojnë mirë.
Aplikacioni fillimisht do të jetë në gjuhën angleze, franceze, gjermane, italiane, portugeze, ruse, serbe dhe spanjolle. Gjatë sezonit do të shtohen edhe gjuhët greke, polake e turke. Federatat, klubet dhe shoqatat e lojtarëve e interesuar mund të kontaktojnë UEFA në adresën e emailit [email protected] për të kërkuar akses për futbollistët e tyre elite. UEFA For Players është një prej nismave të shumta të UEFA Academy, divizioni I UEFA I krijuar për t’u dhënë mundësi përmirësimi profesionistëve të futbollit
Sfidanti.al