Halandi është dyfishi apo trefishi i Mesit dhe i Ronaldos!

E dimë se kush janë argjentinasi dhe portugezi, por tani po e mësojmë se cili është norvegjezi. Natyrisht, Erling Halandi ka rrugë të gjatë për të bërë për t’u krahasuar jo më me Lionel Mesin e Kristiano Ronaldon, por edhe me yje të tjerë si Ibrahimoviç, Raul Gonzales, Robert Levandovski, Tieri Henri apo Rud Van Nistelroi, e gjithsesi fillimi i karrierës së tij është verbues. Me dy rrjetat e shënuara për Dortmundin në portën e Bryzhit, Halandi arriti në 16 gola në 12 ndeshje në Champions. Kjo do të thotë dyfish apo trefish më shumë sesa Mesi e Ronaldo kur ishin në moshën e tij 20-vjeçare. Një domethënie e madhe, edhe pse do të duhet një vazhdimësi po kaq e madhe që t’u afrohet legjendave. Le të themi se sulmuesi nga Norvegjia është në rrugë të mbarë dhe se jep shpresë të madhe se mund të jetë një ditë rekordmeni i golave në Champions, për të kaluar shifrën e jashtëzakonshme të 132 rrjetave të Ronaldos.

Sfidanti.al