Dëshira e pamundur e bashkëshortes së Ter Stegen

Daniela Ter Stegen është shndërruar në një ‘influencer’ të vërtetë  në Instagram me më shumë se 450 mijë ndjekës në profilin e saj. Kohët e fundit, arkitektja bëri një postim që nuk vonoi të bëjë xhiron e botës në internet.

‘Të dielat duhet të vijnë me butonin e pauzës-shkruante  bashkëshortja e portiereit të Barcelonës Marc Andre Ter Stegen ndërkohë që postoi një foto ku ajo shfaqet e ulur në tokë

Në vetëm pak orë, postimi i saj mori 26 mijë ‘Pëlqime’ dhe qindra komente, Së fundmi,  Daniela Ter Stegen pulikoi edhe foto të këndshme së bashku me djalin e saj dhe të futbollistit, vogëlushin Ben, një foto që mori 49 mijë ‘Pëlqime’

Në 18 tetor, Daniela u diplomua në arkitekturë dhe futbollisti nëpërmjet rrjeteve sociale e uroi për arritjen e saj. ‘Urime, dashuria ime për arritjen tënde-shkruante Ter Stegen-ky është rezultati i pasionit, sakrificës dhe vendosmërisë. Nuk mund të jemi më krenar se kaq për ty’.

Sfidanti.al