Suedia, Anderson tani ia hap dyert Ibrës: Duhet ta kërkojë ai kthimin

Paraqitjet fantastike me fanelën e Milanit të Zlatan Ibrahimovic nuk e kanë kënë indiferent trajnerin e përfaqësueses suedeze Janne Andersson i cili i krijon nmjë mundësi të vogël sulmuesit 39 vjecaer për të veshur sërish fanelën e skuadrës së vendit skandinav

‘Është e nevojshme që ai vetë të ketë dëshirë që të përfshiher në projektin e Kombëtares-tha Andersson-në 2016 më tha qartë se nuk dëshiron të jetë më pjesë e skuadrës dhe unë e respektova zgjedhjen e tij. Duhet të jetë ai që të thotë se dëshiron të kthehet; në këtë rast më takon mua të administroj situatën’.

Andersson foli për të përditshmen ‘Aftonbladet’ teksa vuri në dukje se pret që hapin e parë ta bëjë pikërisht sulmuesi i Milanit

‘Nuk i ndjek rrjetet sociale, por sido që të jetë, nuk më intereson ajo cfarë ai thotë dhe si e thotë, duhet të jetojë jetën e tij-vijoi Andersson-ajo që di është cfarë më ka thënë dhe për cfarë ramë dakord kur ai la kombëtaren. Që nga ai moment nuk ka ndryshuar asgjë në këndvështrimin tim’

Andersson nuk u befasua aspak nga rendimenti dhe paraqitjet e Ibrahimovic.

‘Nuk mund të them se jam i befasuar-tha Andersson-nëse do të ishte kështu, do të thoshte se nuk besoja në potencialin e tij. Më ka bërë përshtypje fakti që Zlatan vazhdon të ketë këtë uri, këtë shtysë dhe cilësinë në atë që bën. Është me të vërtetë impresionues, është një sportist i madh. Është dukshëm futbollisti ynë më i mirë i të gjitha kohërave. Është e pabesueshme ajo që po bën. I heq kapelen dhe e uroj për rezultatet e tij’.

Sfidanti.al