Guardiola bën parashikimin për fituesin e titullit në Serie A

Pep Guardiola, nga Angli,a vazhdon të vlerësojë paraqitjet e Interit në Itali dhe më gjerë. “Interi po fluturon në Serinë A dhe nëse nuk ndodh diçka e çuditshme, ata do të fitojnë titullin, sepse fitojnë ndeshjet me tre ose katër gola diferencë – deklaroi menaxheri i Manchester City, duke u rikthyer për të vlerësuar performancën e zikaltërve – Në Champions mundën një kundërshtar të jashtëzakonshëm si Atletico Madrid në ndeshjen e parë të raundit të 16-shes. Ata janë vërtet të fortë”. “Vitin e kaluar para finales së Champions League kishte nga ata që mendonin se ishim me fat që e gjetëm dhe e patë se çfarë ndeshje doli të ishte – vazhdoi Guardiola, duke u kthyer në aktin e fundit të Champions League të sezonit të kaluar . “Ne e dinim që ata ishin të fortë dhe tani të gjithë e kuptojnë këtë”.

sfidanti.al