Nga Juve te Man.United e Bayern Munich, të gjithë duan Zidane

Zinedine Zidane është një nga emrat më të rëndësishëm në “botën” e treningut, për momentin i papunë. Emri i francezit lidhet thuajse me çdo skuadër të madhe që kërkon një trajner të ri. Në Gjermani e dërgojnë në stolin e Bayern Munich, ndërsa në Francë flasin për një transferim të mundshëm në krye të Man.United, gjithnjë nëse në fund të këtij sezoni do të largohet Ten Hag. Tekniku holandez ka qenë dhe mbetet në dyshim të fortë. Nëse “djajtë e kuq” nuk arrijnë të kualifikohen për në Champions League sezonin e ardhshëm, nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit e klubit të ndryshojnë trajner. Mes opsioneve të mundshme, edhe profili i Zidane josh drejtuesit e klubit. Ish trajneri i Real Madrid ka theksuar se është koha për t’u rikthyer në pankinë pas një pauze të gjatë, ndërsa nuk ka përjashtuar asnjë opsion. Në Itali kanë një jetër version teksa Tuttosport shkruan se Zidane mund të marrë drejtimin e Juventusit në përfundim të këtij sezoni, teksa iu referuan edhe fjalëve të tij, me Zidane që la të hapur opsionin për të drejtuar në Serie A. Kur bëhet fjalë për një rikthim në Itali, Juventus, ish ekipi i tij, duket opsioni ideal./BW

sfidanti.al