Gjermania thyen tersin e barazimeve, por Lëvi ka vërejtje!

Tifozët gjermanë nuk janë ende të bindur se kombëtarja e tyre mund të jetë një pretendente për titull në Kupën e ardhshme të Botës në 2022. Këtë dyshim atyre nuk ua hoqi as fitorja 2-1 në Kiev ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve, e para fitore në shtatë ndeshje në këtë kompeticion. Matias Ginter dhe Leon Gorecka shënuan golat në pjesën e parë, të cilën gjermanët e dominuan, por pas pushimit vendasit shënuan me penallti, me autor Ruslan Malinovskin. Mbrojtësi i Bajernit, Niklas Zyle, rrëzoi në zonë Roman Jaremçukun, dhe trajneri Joakim Lëv ishte kritik.

“Ai duhej ta kishte shoqëruar kundërshtarin, jo ta kishte rrëzuar, – u shpreh “bundestrajneri”, – penalltia ishte e panevojshme. Për më tepër, ne humbasis shumë topa pa arsye. Gjithsesi, ne mund të kishim qenë në 3-0 apo 4-0 përpara sesa Ukraina të shënonte. Më vjen mirë që jemi stabilizuar më shumë në mbrojtje dhe nuk i lejuam ukrainasve raste për të na rrezikuar”. Pikërisht mbrojtja ka qenë pika e dobët e Gjermanisë, por Lëvi vazhdon ta ketë repartin me 3 lojtarë i bindur se kështu do të jetë më mirë.

Sfidanti.al