Kontrata ende nuk është përpiluar dhe ajo pritet të jetë 5-vjeçare, por besohet se gjithçka do të zgjidhet më së miri. Barcelona ka në radhët e veta një talent të rrallë, një nga më të mirët e botës, që e tregoi klasin e tij me golin që shënoi ndaj Elçes në “Kamp Nou”. Në mungesë të Ansi Fatiut dhe të Pedrit, që të dy të dëmtuar, mesfushori shënoi një gol si Mesi apo Maradona, pse jo edhe si Ronaldinjo, duke dribluar i vetëm e duke përfunduar me topin në rrjetë. Pasi u bë lojtari më i ri që luan për katalanasit, u bë edhe një shënues shumë i ri. Gavi ka lindur në 2004, në vitin kur Mesi bëri debutimin për Barcelonën, ndërsa paraqitja e tij, ashtu si ajo e Nikos dhe ato që kanë bërë Ansu Fati e Pedri tregojnë se Barcelona nuk ka nevojë “të mbahet me miell hua”. E ardhmja duket e ndritur. Trajneri Ksavi deklaroi se “kur isha 17 vjeç, unë nuk isha kaq i mirë sa Gavi, e kishta më të vështirë të bëja gjërat që ai bën sot”.
Sfidanti.al