Duket se nuk është thjesht çështje rroge pasi Blutë e Londrës nuk janë keq me financat me sa duket nga shpenzimet e tyre në tregun e futbollit. Gjithsesi, Çelsi nuk po arrin të bindë Antonio Rydigerin që të rinovojë kontratën dhe të vazhdojë karrierën në “Stemford Brixh”, ndonëse mbrojtësi i Gjermanisë ndodhet në ekipin kampion të Europës në fuqi, dhe që pretendon titullin në kampionatin më të fortë kontinental, Premier Ligës. Raportet nga Anglia tregojnë se Rydigeri synon të ketë pagesë rreth 450-500 mijë euro në javë, që do të thotë rreth 22-25 milionë euro në vit (kuptohet, do të taksohet gjysmë për gjysmë), dhe se për shërbimet e tij pretendojnë Reali i Madridit, Bajerni, Juventusi dhe Paris SG. Me gjasë, Rydigeri po mendon si David Alaba që të provojë diçka të re pas disa viteve me Çelsin.
Sfidanti.al