Halandi? Herta tregoi se fiton ai ekip që lufton e vrapon më shumë!

Borusia e Dortmundi deshi të mos i ndahej Bajernit dhe të përforconte pozitat si fuqia e dytë e Bundesligës gjermane, ndërsa në sulm kishte Erling Halandin e frikshëm. Gjithsesi, në futboll ka një aksiomë që thotë se “nëse një ekip është i bashkuar, ai është më i fortë edhe sesa lojtari kundërshtar më i shkëlqyer”. Herta e Berlinit ishte më e bashkuar në “Olimpia Shtadion” të kryeqytetit duke fituar 3-2 pavarësisht Halandit.

Nëse shikon statistikat e ndeshjes kupton se berlinezët vrapuan 4 kilometra më shumë sesa miqtë, 118 ndaj 114, një diferencë që duket jo edhe aq e madhe, por që doli vendimtare. Herta luftoi për çdo top, ndërsa trajneri Marko Roze, po ndjen se do të ketë shumë punë për të ndryshuar mentalitetin e yjeve të tij, ndonëse pati mungesa siç ishte Belingham. Në vetëm 18 minuta (51’-69’), Borusias i shkau ndeshja nga duart me pësimin e 3 golave, dhe tashmë difernca me Bajernin është 9 pikë. Ekipet që e ndjekin janë ende disi larg, por këto kohë Dortmundi nuk po bind aspak.

Sfidanti.al