Tashmë është zyrtare mesfushori kampion bote me Argjentinën, Leandro Paredes, me ish-“yllin” e PSG e Juventus që ka firmosur ditën e sotme kontratën e tij me “verdhekuqtë” e Romës.
Për kartonin e 29-vjeçarit, kryeqytetasit i kanë paguar PSG-së vetëm 4 milionë euro, ndërsa përsa i përket kontratës personale, mesfushori argjentinas ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me një opsion rinovimi për një sezon të 3-të.
sfidanti.al