“Zikaltërit” heqin dorë nga Samardziç, përfiton Kristjan Asllani

“Zikaltërit” e Inter kanë hequr dorë përfundimisht nga negociatat për të nënshkruar me mesfushorin e Udinezes, Lazar Samardziç, marrëveshje që dukej e mbyllur deri më tani, me lojtarin që gjithashtu i ishte nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, u shuajt në mënyrë të befasishme.

Kjo tratativë e dështuar bën që Kristjan Asllani të marrë frymë lirisht, pasi tashmë mund të ketë më shumë minuta me fanellën “zikaltër” në sezonin e tij të dytë si lojtar i Interit, pasi ardhja e Samardziç mund ta linte lojtarin shqiptar në stol.

 

sfidanti.al