Pas nënshkrimit dhe zyrtarizimit me Leandro Paredes, mëngjesin e kësaj të enjteje “verdhekuqtë” e Romës tashmë kanë zyrtarizuar edhe portugezin e mesfushës, Renato Sançez
Mesfushori i talentuar ka ardhur nga PSG në formë huazimi me opsion blerje në fund të sezonit. Roma do të paguajë 1 milion euro për huazimin dhe 16 milionë euro për blerjen e kartonit të tij nëse lojtari në fjalë luan të paktën 60% të ndeshjeve të sezonit. Murinjo ka kërkuar përforcime dhe duket se pronarët e klubit po ia plotësojnë dhe tanimë objektivi i radhës i teknikut portugrez është “bomberi”, Armando Broja.
sfidanti.al