Rashica rikthehet në Turqi, “dardani” firmos me Beshiktashin

Milot Rashica është rikthyer në kampionatin turk por këtë herë jo me Galatasarain. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë pjesë e Beshiktashit në Stamboll, njërës prej skuadrave rivale historike të “luanëve” të Gallatasaraj.

Vetë klubi ka njoftuar për negociatat me Noruiçin dhe më pas me anë të një videoje ku paraqitet një shqiponjë, është bërë një prezantim i shkurtër për transferimin më të fundit në skuadrën bardhezi. Ndërkohë, Rashica ka mbërritur në Stamboll për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Beshiktashit.

 

sfidanti.al